×
  • Lajme
  • Lajme

    Arben Gashi tregon se a do të udhëheqë ndonjë ministri në Qeverinë e ardhshme

    Reporteri
    02 Nëntor 2019 | 11:26

    Pas deklarimeve të kryetarit të LDK-së Isa Mustafa rreth modelin të diskutimeve LDK-VV, ka folur edhe deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e këtij subjekti Arben Gashi, i cili ka deklaruar se në marrëveshjen qeverisëse VV-LDK, kjo e fundit do që gjithçka të jetë e baraspeshuar në marrjen e përgjegjësive.


    “Marrëveshja e LDK-së me Vetëvendosjen do të bazohet në elementët që kanë të bëjnë më barazinë. Kjo sepse ty dyja subjektet politike (LDK dhe VV) pothuaj kanë të barabarta janë për nga rezultati zgjedhor. Pra gjithëçka do jetë e baraspeshuar në marrjen e përgjegjësive. Pra ky është vullneti i qytetarëve të Kosovës. Qytetarët janë ata të cilët kanë vlerësuar kështu”, tha ai.

    I pyetur rreth mundësisë së kontributit të tij ministror, në rast të arritjes së marrëveshjes qeverisëse me VV-në, Gashi ka thënë se për një angazhim të tillë do të flasë me kryetarin e partisë Isa Mustafën.

    “Mendoj se kjo çështje akoma nuk është diskutuar në strukturat e partisë. Do të diskutojë me kryetarin e partisë z.Mustafa. Aty do shohim se ku do të jap kontributin tim dhe se çfarë mendohet të kërkohet nga unë”, tha për ‘RADIO 1’ Arben Gashi i LDK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!