Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë fjalimit të tij në tubimin për nder të 15 vjetorit të Lëvizjes Vetëvendosje, thuri lavde drejt kryetarit të partisë së tij, Albin Kurtit, duke e cilësuar si kryeministrin më të mirë që ka pasur Kosova.
Ndër të tjera ai ka thënë se Qeveria në të cilën ai bënte pjesë tregoi jo vetëm punë por edhe guxim, duke marrë shembull ish-ministren e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdarin, shkruan Reporteri.net.
Vitia tha se në 15 vite takuam shumë, në mënyrë që gjurmët e këtij takimi ta kishin emrin e këtij vullneti, emrin Vetëvendosje.
Tutje gjatë fjalimit të ish-kreut të MSH-së, u brohorit emri i Astrit Deharit dhe të gjithë u ngritën në këmbë. /Reporteri.net/