Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë seancës që po mbahet në këto momente në Kuvend, ka falënderuar të gjithë ata që kanë marrë pjesë për sigurimin e vaksinës antiCOVID të AstraZeneca, shkruan Reporteri.net.
Ai gjithashtu ka folur edhe për masat antiCOVID, gjersa ka shtuar se qytetarët duhet t’i respektojnë masat e reja që do të ndërmerren nga Qeveria Kurti 2 ditëve në vijim.
“Pajtohem me deputeten që nuk duhet garë, falënderoj të gjithë akterët që kanë marrë pjesë në negocimin e të gjitha kontratave dhe proceseve për sigurimin e vaksinave. Jemi në rrugë të mirë, jemi në kontakt me kompani tjera për sigurimin e vaksinave.”
“Masat që janë në fuqi dhe ato që do të ndërmerren ditëve në vijim është e rëndësishme që të respektohen nga të gjithë qytetarët. Plani për vaksinim është përpiluar, fillon me punëtorët shëndetësorë, e pastaj për persona mbi moshën 80-vjeçare. Ata do të kontaktohen dhe të gjithë ata do ta marrin vaksinën në këtë kontingjent, e duke filluar më pas me moshat tjera në kontingjentet që do të vijnë”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.