Themeluesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari është shpallur “Qytetar Nderi” në Dibër.
Çmimi Hajdarit i jepet për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e humanizmit, ndihmën e pakursyer ndaj shtresave në nevojë, si dhe për promovimin e vlerave të solidaritetit dhe bamirësisë, duke qenë kështu një shembull frymëzues për shoqërinë.
Pasi u nderua me çmimin, Hajdari tha se ky çmim nuk i përket vetëm atij, por të gjithë atyre që kontribuuan bashkë me të.
“Ky çmim sot nuk më përket vetem mua por edhe atyre njerëzve të ndershëm që na kanë mbeshtetur në çdo hap”, tha Hajdari.
Të pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimit ishin Shkëlqim Hajdari, Flori Karaj, Ledio Pano, Ali Ahmeti dhe të tjerë, ndërkaq mungoi Talat Xhaferi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.