×
  • Lajme
  • Lajme

    Arbërie Nagavci: Gjuha e përdorur nga Kastrati skandaloze dhe e papranueshme

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 22:35

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas një shkrimi të publikuar në Facebook nga deputeti dhe profesori universitar Ardian Kastrati.


    Ky i fundit derisa Vjosa Osmani po zgjidhej presidente publikoi një shkrim të Faik Konicës lidhur me një grua mbipeshë.

    “Gjuha e përdorur nga Ardian Kastrati është skandaloze dhe e papranueshme”, shkroi Nagavci në Facebook.

    “Është shumë shqetësuese në secilin rast, e duke ditur se i njëjti është profesor universitar e deputet është jo vetëm e papranueshme dhe e dënueshme, por duhet reagim i përgjithshëm dhe distancim edhe nga bashkëpunëtorët e tij”, theksoi ajo.

    “Kjo më s’ka të bëj me edukatën e tij, ky është problem më i madh dhe duhet shqyrtuar me seriozitet”, theksoi Nagavci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!