Pas publikimit të një audio incizimi ku fliste për Vjosa Osmanin, ka reaguar ish-deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci. Ajo ka sulmuar mediet për publikimin e audio-incizimit. Nagavci i ku quajtur mediat si portale të regjimit të vjetër.
Ndërsa ka thënë se me Vjosa Osmanin kanë bashkëpunim të shkëlqyer
“Portalet e regjimit të vjetër janë shqetësuar me humbjen që do ta pësojnë padronët e tyre andaj në panik e sipër bisedat me zë e me figurë duan t’i shesin si përgjime. Por është e kotë. Me Vjosën kishim bashkëpunim të shkëlqyer, korrekt e profesional dhe bashkë do jemi edhe në fitoret e reja”, ka shkruar Nagavci në Facebook.
Ky është postimi i plotë i Nagavcit:
Gazeta Express dhe Indeksonline paskan publikuar si përgjim një bisedë normale mes meje dhe një gazetari që ka qenë krejt e hapur. Aty edhe kamera edhe mikrofonat kanë qenë lëshuar, e nuk ka kurrfarë përgjimi apo skandali. Në anën tjetër, kjo intervistë është bërë para shumë kohësh, diku në verën e vitit të kaluar, kur vërtet nuk dihej se cilët ishin deputetët që mbështesnin Vjosën.
Portalet e regjimit të vjetër janë shqetësuar me humbjen që do ta pësojnë padronët e tyre andaj në panik e sipër bisedat me zë e me figurë duan t’i shesin si përgjime. Por është e kotë.
Me Vjosën kishim bashkëpunim të shkëlqyer, korrekt e profesional dhe bashkë do jemi edhe në fitoret e reja.