Aktori dhe regjisori i njohur kosovar, Ard Islami, ka publikuar një mesazh kërcënues që i ka ardhur në adresë të tij.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar thjesht “Dmth që në ditën e parë! Urime Kosovë!” në mënyrë ironike.
Mesazhi përmbaj fjalë të rënda dhe ne lusim lexuesit tanë nën moshën 18 vjeçare që të mos lexojnë këto fjalë, të cilat mund t’i gjeni edhe në Screenshotin më poshtë:
“Mbaje në mend Ard Islami. Kemi me iu vjerrë në shesh juve edhe krejt bashkëpunëtorët e PDK-së. Ka ardhë koha jonë edhe krejt këto punë që i bëni, ne kemi me ra, dhe ju do të ndaleni. Edhe atë serialin që e keni promovuar Kadri Veselin edhe krejt punët që i bëni ju. Tash është koha jonë!” – shkruan komentuesi, që si duket është simpatizant i Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndryshe, Ard Islami në këto zgjedhje kishte mbështetur Kadri Veselin si kandidat për kryeministër të Kosovës.
Zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit janë fituar thellë nga opozita, me Vetëvendosjen që doli e para.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.