Po vazhdon vizitën humanitare, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili po i qëndron pranë babait të tij të sëmurë.
Ai mori përkrahje të madhe nga qytetarët e rastit, teksa u brohorit për t’u përshendetur.
E këtë përkrahje që iu bë sot në klinikën Interne në QKUK, Thaçi s’e la pa e shpërndarë edhe djali i tij, Endrit.
Për vizitën e Thaçit në Kosovë, nga Dhomat e Specializuara në Hagë thanë për Gazetën Online Reporteri.net se u lejua për arsye bindëse humanitare.
“Për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues dhe Gjykatësja e Procedurës Paraprake kanë udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë të Hashim Thaçit për ta takuar babain e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara”, tha zëdhënësi Michael Doyle për Reporteri.net.
Thaçit deri më tani i ishin refuzuar disa kërkesa për ta vizituar babanë e sëmurë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.