Mërgimtarët të cilët po vijnë në Kosovë për festat e fundviti gjatë tri ditëve të fundit janë përballur me prije të gjata në pikëkalimet kufitare të shteteve nëpër, të cilat po kalojnë, siç janë Sllovenia, Hungaria, Kroacia dhe Serbia. Kësaj radhe nuk ka pritje disa orëshe në pikëkalimet mes Kosovës dhe Serbisë.
Në pikëkalimet me të frekuentuara, Merdare dhe Dheu i Bardhë, mëngjesin e sotëm nuk ka kolona të gjata të automjeteve, ndonëse te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë po pritet deri në një orë e gjysmë.
Ndërsa në Merdare nuk pritet më shumë se 30 minuta për të kaluar kufirin nga Serbia në Kosovë.
Një numër i madh i mërgimtarëve tanë, për t’iu shmangur pritjeve të gjata nëpër kufij, po vijnë në Kosovë përmes linjës ajrore.
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka njoftuar se gjatë të shtunës përmes aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, në Kosova kanë ardhur 9 mijë bashkatdhetarë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.