Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë për festat e fundvitit veç se ka nisur të shkaktojë problemet e para në kufi.
Duke qenë se aty ka fluks më të madh të personave, tanimë kanë filluar kolonat dhe pritjet e gjata, kryesisht në kufi mes Kosovës e Serbisë.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës për Menaxhim Kufitar që funksionin në kuadër të MPB-së, kolonat më të gjata janë në Jarinje.
Aty mërgimtarëve po u duhet të presin deri në dy orë e gjysmë për të hyrë në Kosovë.
Edhe në Merdare, aktualisht pritjet janë deri në dy orë.Pritje njëorëshe ka edhe në Muçibabë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.