Partia Demokratike e Kosovës sot pritet të prezantojë tri aderime të reja.
Aderimet do të zyrtarizohen në një konferencë për media nga kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, shkruan Reporteri.net.
Një nga emrat që sot pritet t’i bashkohet PDK-së, raportohet se është analisti dhe profesori universitar, Ardian Kastrati.
Kastrati gjatë ditës së djeshme për media as nuk e ka mohuar e as nuk e ka pohuar aderimin në PDK.
Përveç Kastratit, pjesë e PDK-së sot pritet të bëhen edhe dy analistë të tjerë.
Ndryshe, kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj qysh gjatë ditës së djeshme kishte paralajmëruar për tri aderime të reja në këtë parti.
Zyrtarizmi i tyre pritet të bëhet në ora 13:00. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.