×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Ardita Sinani: Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Çeku

    Reporteri
    19 Dhjetor 2024 | 14:00

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku nuk është lejuar sot që të realizojë një vizitë zyrtare në Preshevë.

    Kjo për shkak se shteti serb e refuzoi këtë.

    Në lidhje me këtë refuzim të hyrjes së tij në Serbi, ka reaguar kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.

    Ajo tha se ky veprim është dëshmi e tentativave të vazhdueshme për të izoluar shqiptarët e Preshevës
    Reagimi plotë:

    Refuzimi i minutës së fundit – Akt tjetër izolimi ndaj shqiptarëve të Preshevës

    Sot, në orën 12:30, ishte planifikuar vizita e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, z. Hajrulla Çeku, në Komunën e Preshevës. Pavarësisht kërkesës së bërë sipas protokolleve të Marrëveshjes së Brukselit, Zyra Ndërlidhëse në Beograd njoftoi refuzimin vetëm një orë para vizitës, duke shkelur afatin 48-orësh për përgjigje.

    Ky veprim është dëshmi e tentativave të vazhdueshme për të izoluar shqiptarët e Preshevës.

    Shqiptarët e Preshevës meritojnë trajtim të barabartë dhe respekt për të drejtat e tyre, ashtu si të gjithë qytetarët tjerë në rajon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!