×
  • Lajme
  • Lajme

    Ariana Musliu kritikon Gërvallën pasi nuk e përmendi UÇK-në: E dhimbshme të mos falënderohet gjaku i dëshmorëve

    Reporteri
    13 Qershor 2022 | 9:58

    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila në postimin e saj për Ditën e çlirimit, ku përmendi NATO-n e KFOR-in, por jo edhe UÇK-në.

    Ajo përmes një postimi në Facebook thotë se është e dhimbshme dhe e çuditshme të urosh popullin shqiptar për ditën e çlirimit pa falënderuar gjakun e dëshmorëve të UÇK-së.

    Postimi i saj:

    Nën petkun e zëvendeskryeministres dhe ministres së jashtme të ?? është e dhimbshme dhe e çuditshme të urosh popullin shqiptar për ditën e çlirimit pa falënderuar gjakun e dëshmorëve të UÇK-së e pa e çmuar jetën e saktificën e atyre pjestarëve që janë gjallë e liderëve të UÇK-së në luftë e paqe që sot padrejtësisht janë në Hagë.

    Është fatkeqësi që me qendrim të tillë të qeverisë presim mbrojtjen e drejtë të luftës së UÇK-së, denimin e Serbisë për gjenocidin në Kosovë, e trajtimin me dinjitet të veteranëve!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!