Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi po merr pjesë në marshin në Prishtinë “Marshojmë për Drejtësi”.
“Ne kemi ardhë me i respektu vllaznit tanë që po mbahen padrejtësisht në Hagë dhe për të kundërshtuar padrejtësinë që po i bëhet. Sepse lufta e UÇK-së ka qenë çlirimtare, nuk ka qenë agresive, nuk kemi qenë invazues, kemi mbrojte shtëpitë tona, kombin tonë”, ka thënë Arifi.
“Ky është mesazhi jonë që sot jemi kundër padrejtësisë që po i’u bëhet krerëve tone të UÇK-së, jemi kundër asaj që dojnë me njëllos historinë tonë, me e rishkru edhe një here, e cila nuk mund të rishkruhet”, ka shtuar ai.
Ai është shprehur i lumtur për lëvizjen masovike nga qytetarët, që sipas tij tregojnë se të gjithë jemi të bashkuar rreth UÇK-së
“Ne ndoshta jemi të përçarë në mënyrë interne me njeri –tjetrin por kur vjen të UÇK-ja me neve nuk ka shaka”, ka theksuar Aifi.