×
  • Lajme
  • Lajme

    Arifi: Plani franko-gjerman, thikë pas shpine për shqiptarët në Luginën e Preshevës

    Reporteri
    04 Mars 2023 | 22:54
    Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi

    Kryetari i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi e konsideron planin franko-gjerman për normalizmin e marëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, një thike pas shpine për shqiptarët në Luginë.

    Arifi u shpreh se në këtë plan, nuk janë përmendur shqiptarët e Luginës.

    Sipas Arifit, kjo është një thikë pas shpine edhe për votuesit e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili më parë ka deklaruar se nuk do ta pranojë Asociacionin.

    “Plani franko-gjerman, në mbështetje edhe të Kurtit, sepse ata në parim e kanë pranuar, Kurti e ka pranuar, është një thikë pas shpine për shqiptarët e Luginës së Preshevës, por është edhe një thikë pas shpine për çdo votues të Albin Kurtit. Në planin franko-gjerman, ësht cekur një vetë qeverisje e minoritetit serb.

    Në kontekst, është thikë pas shpine për çdo votues dhe simpatizanti të Vetëvendosjes. Kurse për ne, në planin franko-gjerman nuk jemi cekur fare, nuk është cekur reciprociteti, për të cilën më së shumti ka folur Kurti. Jemi të tradhtuar”, theksoi ai për euronews albania.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!