Për blerjen e tepihëve dhe perdeve, Arkiva e Kosovës ka shpenzuar 3 mijë e 400 euro. Fitues i tenderit është shpallur kompania “4ING SH.P.K” nga Podujeva.
Punëtorët e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës tash e tutje do të ndihen më komod në zyrat e tyre.
Ata do të ecin nëpër tepihë të rinjë dhe nëpër dritare do të vendosin perde të reja.
Ky ndryshim në zyrat e Arkivave buxhetit të shtetit i ka kushtuar jo me pak se 3 mijë e 422 euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Blerjen e tepihëve dhe perdeve ky institucion ia ka besuar kompanisë “4ING SH.P.K” nga Podujeva, pasi edhe është shpallur fitues në tenderin “Furnizim me tepihë dhe perde për nevojat e ASHAK-së”.
Sipas njoftimit të shpallur në KRPP për këtë tender në garë ishin katër kompani.
Për ketë tender, kompania nga Podujeva është shpallur fituese tri ditë me parë, më 22.03.2022. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.