×
  • Lajme
  • Lajme / Pamje

    Arkivoli i ishte mbështjellur me flamujt të Kosovës dhe Shqipërisë, Haxhi Thaçi varroset në Burojë

    Reporteri
    18 Mars 2025 | 15:55

    Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Thaçi iu dha sot lamtumira e fundit.

    Ai u varros në Burojë të Skenderajt, ku të pranishëm në ceremoninë e varrimit ishin një numër i madh i qytetarëve.

    Krahas qytetarëve, pati edhe figura publike që morën pjesë në nderim të figurës së tij.

    Arkivoli i Haxhi Thaçit ishte mbështjellur me flamurin e Shqipërisë dhe të Kosovës.

    Haxhi Thaçi vdiq mbrëmjen e së dielës në QKUK, tri ditë pas vizitës nga Haga që i bëri i biri i tij, ish-presidenti Thaçi, ku dhe ishte i shtrirë prej javësh për shkak të gjendjes shëndetësore.

    Hashim Thaçi nuk u lejua nga Dhomat e Specializuara të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçit.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!