Arkivoli me trupin e shkrimtarit, Ismail Kadare, është nisur drejt varrezave të Tufinës. Përcjellja e tij po bëhet me ceremoni të lartë shtetërore.
Para arkivolit të gjeniut të letrave shqipe bën homazhe familjarë, miq e liderë nga Shqipëria e Kosova.
Kadare vdiq më 1 korrik në moshën 88-vjeçare.
Në homazhet në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë ishin edhe krerët e shtetit të Kosovës.
Kurti ishte i pranishëm bashkë me ministra dhe deputetë të VV-së.
Padyshim në librin e zisë nuk munguan as fjalët e kreut të qeverisë për shkrimtarin Ismail Kadare.
“Pikëllimi është i thellë, admirimi është i lartë”, shihet të ketë shkruar mes tjerash Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.