×
  • Lajme
  • Lajme

    Armatimi i Serbisë me raketat ruse shqetësojnë Kosovën e SHBA-të

    Reporteri
    04 Nëntor 2019 | 20:28

    Për sistemet raketore ruse, Serbia mund të sanksionohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


    Mirëpo, pavarësisht këtyre paralajmërimeve në Kosovë janë të shqetësuar me armatosjen e fqinjit verior.

    Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Mathhew Palmer, gjatë qëndrimit në Shkup javën e kaluar e kërcënoi Serbinë me sanksione nëse blen paisje ushtarake nga Rusia, transmeton Klan Ksoova, shkruan Reporteri.net.

    Armatosja e Serbisë e ka kërcënuar edhe Kosovën.

    Zv.ministri në largim i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka thënë se armatimi i tillë i Serbisë është mesazh kërcënues për gjithë rajonin dhe jo veç për Kosovën.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!