×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / I angazhuar nga Grupi Ballkanik

    Ish-ministri Armend Mehaj kthehet në qeveri si këshilltar i jashtëm i Kurtit

    Reporteri
    08 Mars 2024 | 12:05

    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është emëruar këshilltar i jashtëm i kryeministrit Albin Kurti në kuadër të Grupit Ballkanik për Politika.

    Lajmin për gazetën online Reporteri.net,  e ka konfirmuar drejtori Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti.

    “Po është këshilltar i jashtëm si shumë të tjerë që kemi nëpër institucione”, tha Rashiti për gazetën online Reporteri.net.

    Gazeta online Reporteri.net për këtë çështje i ka shkruar edhe Zyrës së kryeministrit, mirëpo deri më tani nuk ka marrë një përgjigje.

    Në gusht të vitit të kaluar, Mehaj kishte dhënë dorëheqje nga posti i tij duke e arsyetuar atë me “shkaqe familjare”. Ai u pasua nga ministri aktual, Ejup Maqedonci.

    Ditë më parë,  ish-ministri Mehaj ka pranuar “Medaljen për Shërbim të Shquar”, nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!