Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka lavdëruar qeverinë Kurti për zhvillimin ekonomik që ka pasur Kosova përgjatë vitit të fundit.
Muja ka thënë se Kosova ka pasur një performancë të shkëlqyeshme në aspektin ekonomik.
Deputeti i VV-së është shprehur se qytetarët është e vërtetë se kanë përjetuar rritjen e çmimeve të disa prej produkteve bazë, por se për këtë shumë qytetarë kanë ndjerë dorën e qeverisë përmes skemave sociale.
“Kemi pasë një performancë të shkëlqyeshme e parivalizume në rajon e as Evropë. Nuk kemi pasë krizë sa i përket investimeve. Sa i përket net eksporteve ne këtë vit do ta përfundojmë me 700 milionë të eksporteve të mallrave dhe shërbimeve. E vërtetë është që disa qytetarë e kanë përjetu rritjen e çmimeve të disa produkteve bazë dhe ne e kemi bashkënndjerë këtë. Qeveria nuk është që s’ka marrë masa me i trajtu këto, kemi mbi 300 përfitues për skena sociale, mbi 120 mijë përfitues për lehonat dhe shtesat e fëmijëve”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.