Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, nuk e ka mohuar që ai mund të jetë kandidati i këtij subjekti për kryetar të Mitrovicës.
Ai ka thënë se deri tash nuk ka kërkuar pozitë, por nuk përjashtohet që do të ndryshojë angazhim në të ardhmen.
“Kur jam kyç në VV, kemi menduar që kemi dhënë kontribut. E vërtetë është që në Mitrovicë kam pas mbi 11 mijë vota, për çka jam i lumtur. Vendi që është neglizhuar është Mitrovica edhe më dhemb kur i shoh këto sfida. Gjithmonë jam munduar ta ndihmojë Mitrovicën. Zakonisht pozita nuk lypi. S’jam duke lyp pozita, por kur bëhesh pjesë e një subjekti në një parti nuk e përjashton që mund të angazhohet në diçka tjetër”, ka thënë Muja në Debat Plus.
Mirëpo, Muja ka kërkuar nga Bahtiri që të ketë kujdes kur flet për të.
Muja ka kërkuar nga Bahtiri që të mos e implikojë në diskutime.
“Kandidaturën e tij ai duhet ta kërkojë në organet e VV-së”, shtoi ai.
Kujtojmë që Agim Bahtiri ka thënë se ai do të jetë sërish kandidat i VV për Mitrovicë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.