×
  • Lajme
  • Lajme

    Armend Zemaj fajëson VV-në për rritjen e rasteve me COVID-19

    Reporteri
    09 Korrik 2020 | 12:27

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka fajësuar për rritjen e rasteve me coronavirus, konkretisht në komunën e Prishtinës.


    Zemaj ka reaguar ndaj deputetit të VV-së, Dimal Basha, i cili tha se vendi po shkon drejt kolapsit shëndetësorë pas rritjes së rasteve me coronavirus.

    Zemaj duke ju kundërpërgjigjur Bashës i tha se arsyeja pse ka rritje të rasteve është për shkak se VV me 12 qershor ka mbledhur qytetarë në shesh dhe nuk u respektua distanca.

    “COVID ju prekë dhe juve dhe këtë është dashur ta keni parasysh edhe me datë 12 qershor. Po ju tregoj se çka ka ba Covid pas datës 10 qershor. Total i kemi 1075 raste në Prishtinë. Të shëruar janë 284, 10 të vdekur, dhe 826 janë aktiv. Kjo është papërgjegjësi e juaja që i keni nxjerrë ata njërës, nuk e keni respektu distancën. Kjo është përgjegjësi morale e të gjithë juve”, ka thënë Zemaj.  /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!