×
  • Lajme
  • Lajme

    Armend Zemaj: LDK, kjo familje e madhe e vendosur krah interesit nacional e institucional

    Reporteri
    23 Dhjetor 2020 | 8:44

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka uruar ditën e themelimit të LDK-së.


    Zemaj ka thënë se LDK është familje e madhe e fisnike, dhe më tërë qenien është fuqishëm e vendosur krah interesit nacional e institucional dhe vlerave të instaluara nga lideri ynë historik, Ibrahim Rugova, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Anëtarë, simpatizantë, veteranë e themelues të LDK-së, urime dita e themelimit!

    Në këtë përvjetor, me nderim të thellë, kujtojmë themeluesit e partisë së parë shqiptare me vizion euro-atlantik në rajon, kujtojmë kontribuuesit dhe veprimtarët politik, heronjtë, dëshmorët dhe martirët që bartën mesazhin e lirisë, demokracisë dhe emancipimit politik.

    Sot, LDK, kjo familje e madhe e fisnike, me tërë qenien është fuqishëm e vendosur krah interesit nacional e institucional dhe vlerave të instaluara nga lideri ynë historik, Ibrahim Rugova, në procese tejet delikate dhe vendimtare për shtetin tonë, Republikën e Kosovës.

    Po ashtu, kujtoj me nderim të thellë edhe veprimtarinë e palodhshme të drejtuesve lokal të kësaj force politike në Deçan, angazhimin tim me veprimtarët tjerë, nga rinia ime e hershme, me zotimin për ta bërë Republikën e Kosovës shtet të denjë për të jetuar vet dhe fëmijët tanë, në paqe e prosperitet.

    Lavdi e përjetshme për kontribuuesit e lirisë së Kosovës!

    Anëtarë, simpatizantë, veteranë e themelues të LDK-së, urime dita e themelimit!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!