×
  • Lajme
  • Lajme

    Armend Zemaj nuk e përjashton mbylljen totale, vendimi të hënën

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 18:01

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se të hënën do mbajnë takim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik ku edhe do të vendosin nëse do të marrin masa shtesë anti-Covid, duke parë se numri i vdekjeve është i lartë dhe personave të infektuar poashtu.


    “Të hënën pasdite do të ulemi të bisedojmë me IKPSH dhe Bordin dhe nëse është e nevojshme që të ndërmarrim edhe ndonjë masë që e ulë infeksionin dhe zbrit rastet spitalore që janë shqetësimi më i madh”, ka thënë ai për arbresh.info nga qyteti i Podujevës, shkruan Reporteri.net.

    I pyetur se a mund të ketë mbyllje totale ai ka thënë se do të veprohet ashtu si thonë profesionistët shëndetësorë, duke mos e përjashtuar kështu një gjë të tillë.

    “Të gjitha rekomandimet që vijnë nga profesionistët, edhe për mbyllje, do ta shohim edhe ditën për kufizimet që duhet të ndërmarrim. Mbyllja është opsioni i fundit”, tha Zemaj.

    Kujtojmë se në 24 orët e fundit 16 pacientë kanë vdekur si pasojë e infektimit me coronavirus në Kosovë, duke e çuar kështu shifrën totale të vdekjeve në 1,005.

    Numri total i rasteve pozitive është 39.057 raste nga 142.769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.005 raste të vdekjes.

    Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 24.427 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.625. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!