Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka thënë se qeveria Hoti nuk mendon që vendin ta mbyllë tërësisht si në kohën e ish-qeverisë Kurti.
Por ai ka thënë se kur e kërkon situata do të ashpërsohen masat anti-Covid, shkruan Reporteri.net.
“Menaxhimi i situatës të mbyllur është shumë i lehtë, do të jemi të hapur, por në zbatim të masave, dhe hapje të kontrolluar. Tash është koha e duhur për zbatimin e masave, dhe ashpërsimi i tyre do të ndërmerret sa herë që e kërkon situate”, tha Zemaj, shkruan Reporteri.net.
Kreu i MSH-së më tej tha se të gjithë do të dalin faqebardhë kur do ta largojnë virusin nga vendi jonë.
“Prioriteti është t’ia bëjmë të pamundur ekzistencën në vendin tonë, duhet të kemi durim, kurajo dhe solidaritet që të punohet bashkë pozitë e opozitë dhe të mos politizohet kjo situate”, tha ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.