Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, po raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me koronavirus.
Zemaj ka theksuar vendimet e reja kanë qenë obligative, duke e parë sipas tij, situatën me rritjen e rasteve me Covid 19.
Gjatë raportimit ai ka pasur disa përplasje me deputetët e VV-së, Fitim Uka dhe Fitim Haziri të cilët e kanë akuzuar për keqmenaxhim. Zemaj i ka paraqitur para tyre fotot e protestës së 12 qershorit duke thënë se aty u rrezikua jeta e qytetarëve, shkruan Reporteri.
“Avdullah Hoti ka qenë i shqetësuar më 12 qershor, a e din për çka ka qenë i shqetësuar? Kshyre, është tmerru nga këto pamje kur pa mijëra qytetarë që i keni mbledhë dhe ekspozu në rrezik. Edhe Qeveria e Kosovës, edhe deputetët edhe qytetarët, këta filma të juve te unë nuk shiten”, u shpreh ai para komisionit. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.