Astrit Zemaj, vëllai i ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, është graduar ambasador dhe kjo është përmendur sot në Kuvendin e Kosovës, nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj.
Astrit Zemaj pas marrjes së titullit, menjëherë është propozuar përfaqësues i Republikës së Kosovës për vendet e Bashkimit Evropian (BE), nëpërmjet misionit diplomatik të Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës me seli në Bruksel.
Rexhaj e ka përmendur këtë gradim në seancën e sotme të Kuvendit.
Ka shprehur dyshime për mënyrën e gradimit dhe emërimit.
“A patjetër duhet që vëllezërit e motrat e ministrave dhe kryeministrave duhet të jenë superiorë, apo ne qytetarët për një mend nuk i meritojmë këto pozita?”, ka pyetur Rexhaj.
Pas fjalimit të Rexhajt, ministri Zemaj ka marrë fjalën, por nuk ka komentuar pozitën e vëllait të tij. Ka folur për çështje tjera që lidhen me situatën pandemike dhe masat e qeverisë për të menaxhuar me COVID-19
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.