×
  • Lajme
  • Lajme

    Armët e kapura në veri, Policia thërret konferencë të jashtëzakonshme për media

    Reporteri
    14 Qershor 2024 | 19:18
    Fotografi ilustruese

    Policia e Kosovës do të mbajë sonte konfernecë të jashtëzakonshme pas operacionit policer në dy aksione në Zubin Potok ku u konfiskuan armë.

    Sipas një njoftimi të Policisë, konferenca do të mbahet në ora 19:30, në objektin e Drejtorisë Rajonale Policore-Mitrovicë Veri, do të mbahet një konferencë e jashtëzakonshme për media, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Në këtë konferencë do të paraqiten detaje rreth një operacioni policor të gjetjes dhe konfiskimit të një sasie të armatimit, të cilat do të ekspozohen për media.”, thuhet në njoftim.

    Policia e Kosovës ka bastisur dy lokacione në veri të Kosovës dhe ka gjetur armatim.

    Zëvendësdrejtori i Policisë për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, ka thënë se nuk mund të ofrojë detaje të tjera për shkak të verifikimit të tyre.

    “Policia ka bërë bastisje në dy vende. Në njërin ende bastisja nuk ka përfunduar. Pas verifikimeve të nevojshme ju njoftojmë me gjetjet”

    Ai ka shtuar se “janë zbuluar armë, por që për sasinë e tyre dhe për detaje të tjera mund të flasim më vonë për shkak që ende nuk i kemi verifikuar”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!