×
  • Lajme
  • Lajme

    “Armiqtë” e përbetuar politik, Rexhep Selimi dhe Xhavit Haliti, miqësisht shijojnë rrezet e diellit në bregdet

    Reporteri
    16 Qershor 2020 | 23:56

    Ata janë përplasur disa herë ashpër, si në Kuvend ashtu edhe në debatet televizive. Janë pjesë e dy partive me qëndrime krejtësisht të kundërta dhe shpesh edhe armiqësore në aspektin politik.


    Bëhet fjalë për shefin e grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimin dhe anëtarin e PDK-së dhe ish nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halitin.

    Mirëpo, duket se gjërat jashtë kamerave dhe sallës së Kuvend qëndrojnë më ndryshe.

    Ballkani.info ka siguruar një video ekskluzive nga ndeja miqësore e Rexhep Selimit me Xhavit Halitin sot në bregdetin shqiptar.

    Bashkë me ta është edhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ish deputet i PDK-së.

    Takimi duket tepër miqësor dhe reklasues, siç duken edhe veshjet relaksuese dhe bregdetare të bashkësbiseduesve. Për më shumë, shihni videon:

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!