Një ngjarje si në filma të shënuar gjatë mbrëmjes të ndërrimit të viteve në Itali. Një shtetas shqiptar, është arratisur nga burgu i Vercellit.
Sipas mediave italiane, ai ka sharruar hekurat e dritares së qelisë, ka lidhur disa çarçafë e më pas ka arritur të largohet.
Jashtë burgut e prisnin bashkëpunëtorët të cilët e kanë ndihmuar të largohet. Por një fat të tillë nuk e kishte shoku i tij i qelisë.
Kyi fundit, i cili ishte gjithashtu shqiptar, nuk është arratisur, pasi teksa zbriste me çarçafë, ka rrëshqitur dhe ka thyer krahun.
Policia ka angazhuar efektivët në kërkim të shqiptarit. Ai ishte futur në burg për grabitje të banesave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.