×
  • Lajme
  • Lajme / Vendos Gjykata

    Arrest shtëpiak ndaj të dyshuarit për aksidentin në Bresje ku vdiq një këmbësor

    Reporteri
    01 Prill 2025 | 18:17

    Gjykata Themelore Prishtinë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj E.B., i dyshuar për aksidentin me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës më 30 mars.

    Në njoftimin e Gjykatës thuhet se në seancë dëgjimore prokurori i shtetit ka ndryshuar kërkesën për masën e sigurisë nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

    “Gjatë mbajtjes së seancës dëgjimore sipas kërkesës së Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, në seancë dëgjimore Prokurori i Shtetit ka ndryshuar kërkesën për masë të sigurisë, ashtu që duke pasur parasysh faktin se familja e të pandehurit E.B me familjen e tani të ndjerit – viktimës kanë arritur një Marrëveshje Pajtimi, të prezantuar në gjykatë nga mbrojtësi i të pandehurit në formë të shkruar, ashtu që në vend të masës për caktim të paraburgimit, i njëjti ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj të pandehurit E.B”, thuhet në njoftim.

    Andaj, gjyqtarja e procedurës paraprake ka marrë vendim duke aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit, për caktimin e masës së arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaj, ndaj të pandehurit E.B., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

    Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!