×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestime në gjithë Kosovën, qytetarët nuk respektojnë urdhrin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes

    Reporteri
    04 Prill 2020 | 13:10

    Policia e Kosovës ka ndaluar 27 persona në 24 orët e fundit në të gjitha komunat e Kosovës, për mosveprim ndaj dispozitave shëndetësore gjatë situatës me koronavirus.


    Sipas policisë arsyeja e ndaljes së shumicës prej tyre është mosrespektimi i orarit të lëvizjes së lejuar nga ora 6:00-17:00.

    Ata kishin dalë pa ndonjë arsye në intervalin kohor kur ndalohet lëvizja e qytetarëve.

    Kryesisht rastet e shënuara janë në komunën e Prishtinës, Pejës, Obiliqit, Podujevës e Mitrovicës, shkruan Reporteri.net.

    Vetëm në qytetin e Prishtinës për mosrespektim të ndalesës së lëvizjes gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 14 persona.

    Pa ndonjë arsye kishin dalë edhe katër persona në qytetin e Obiliqit, çka bëri që të arrestohen nga ana e policisë.

    Tetë persona të  tjerë  janë arrestuar në qytetin e Podujevës (1), Mitrovicës (1), Vushtrrisë (1), Klinës (1), Pejës (2) dhe Rahovecit (3).

    Kujtojmë se numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë mbrëmë ka shkuar në 135, gjersa lajmi i mirë është se 16 persona janë shëruar, 6 prej të cilëve sot pritet të lirohen për në shtëpi.

    Ndërkohë 43 pacientë të infektuar me koronavirus, janë duke u trajtuar aktualisht në Klinikën Infektive, dy prej tyre në gjendje më të rëndë shëndetësore. /Reporteri. net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!