×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestimi i katër pelegrinëve serbë në Gjakovë, Këshilli i Sigurisë: Institucionet e mekanizmat e shtetit ta mbajnë lart vëmendjen e gatishmërinë

    Reporteri
    06 Prill 2025 | 15:10

    Policia e Kosovës dje rreth orës 18:30 i ka arrestuar katër serbë, të cilëve, sipas raportit 24-orësh të Policisë, u janë gjetur dy thika dhe një sëpatë.

    “Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë / 05.04.2025 – 18:30. Katër të dyshuar meshkuj janë arrestuar për shkak se gjatë kontrollit në bagazhin e veturës së tyre me targa të Serbisë janë gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe një sëpatë. Të dyshuarit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Polisië.

    Me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti sot u mbajt një mbledhje e Këshillit të Sigurisë, pas së cilës ky rast u përmend në një komunikatë të lëshuar.

    Pasi u përmend gjendja e sigurisë në vend dhe “planet destabilizuese dhe ndërhyrjet kriminale të Serbisë”, me përmendjen edhe të rastit në Gjakovë, tha se është kërkuar vëmendje e gatishmëri e lartë nga institucionet e mekanizmat e shtetit.

    “Kur kësaj i shtojmë edhe arrestimin e mbrëmshëm të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë – nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë, dhe krejt çfarë u është konfiskuar atyre – kërkohet që të gjitha institucionet dhe mekanizmat e shtetit ta mbajnë lart vëmendjen dhe gatishmërinë”, u tha në komunikatë.

    Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: Serbia po ndërhyn për sabotimin e konstituimit të Kuvendit dhe Qeverisë së re

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!