Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi u arrestuan sot nga autoritetet e Republikës së Kosovës nën dyshimin për spiunazh me Agjencinë për Siguri dhe Informim (BIA).
Lidhur me dy arrestimet është deklaruar BIA në një komunikatë për media duke mohuar “çdo marrëdhënie bashkëpunimi me Agjenicinë”.
“Agjencia për Siguri dhe Informim( BIA) mohon me vendosmëri të gjitha përpjekjet për përhapjen e lajmeve të rreme nga institucionet e përkohshme shqiptare në Kosovë, se dy persona me iniciale B.SH dhe M.Q., dhe të cilët u arrestuan sot në Ferizaj për akuzën e kryerjes së veprës penale të spiunazhit kanë qenë në çfarëdo marrëdhënie bashkëpunimi me Agjencinë”, thuhet në reagimin e BIA-s.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.