×
  • Lajme
  • Lajme / Reagim

    Arrestimi i njeriut të VV-së për trafikim me njerëz, nga LDK-ja i thonë partisë së Kurtit t’ia shtojë edhe një kat burgut të Dubravës

    Reporteri
    01 Mars 2024 | 13:46

    Kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, është arrestuar sot në Bullgari, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Policia italiane për dyshimet për trafikimin me qenie njerëzore, raporton me burime gazeta online Reporteri.net.

    Kransiqi, ka qenë edhe ish-kandidat i Vetëvendosjes për Asamblenë Komunale.

    Pas raportimeve ekskluzive nga gazeta online Reportrei.net për arrestimin e tij, ka reaguar edhe kryetari i Rinisë së LDK-së, Paris Guri.

    Ai ka thënë se Vetëvendosje pati premtuar se do ta bëjë Dubravën me 12 kat dhe ka shtuar se tashmë mund t’ia shtojnë edhe një.

    “Katin e 12 në Dubravë qe e pati premtuar, është mirë me e bo pavion të Vetevendosjes, Ridi, Nagipi, Besnik Mujeci e kta. Nderkohe qitjani pllaken edhe per katin e 13, le te gjindet aty edhe per Martinin, Rozeten e kta”, ka shkruar Guri në Facebook.

    Arrestimi i Krasniqit ka ndodhur qysh me 19 shkurt 2024, merr vesh gazeta online Reporteri.net. Ai u kap nga autoritetet bullgare me t’u futur në Bullgari, derisa me familje po udhëtonte për pushime përmes kufirit me Maqedoninë e Veriut. Kjo pasi, ish-kandidati i LVV-së për asamblenë Komunale të Gjakovës rezultoi se kërkohet ndërkombëtarisht nga Italia për trafikimin e njerëzve.

    Atij, një gjykatën e qarkut bullgare, më 22 shkurt 2024, i ka caktuar masën e paraburgimit, deri në vendosjen rreth kërkesës së autoriteteve italiane për ekstradimin e tij në Itali, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Njeriu i VV’së, kryeshef në KRU “Gjakova” arrestohet në Bullgari – kishte urdhërarrest ndërkombëtar për trafikimin e njerëzve

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!