Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar katër persona për rastin e grabitjes që ka ndodhur në një pompë derivateve në Pejë, si dhe ka sekuestruar veturën e cila dyshohet së është përdorur gjatë kryerjes së veprës.
Në komunikatën e Policisë thuhet se të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
Pos kësaj, nga policia është bërë e ditur se është sekuestruar edhe një pushkë gjysmë automatike dhe të holla në shumë prej 570 eurove, dhe dëshmi të tjera.
Komunikata e plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Pejë, me datë 21.05.2025, rreth orës 23:36 është njoftuar se në një pompë derivateve në Rr.” Kfor” në Pejë, ka ndodhur një Grabitje.
Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe me të arritur në vend ngjarje nga viktima ka kuptuar se nga një veturë “Golf” kishin dalë tre (03) persona dhe nën kërcënimin e armëve e kishin kanosur viktimën nga e cila kishin kërkuar qe tu jap parat e pazarit, viktima ua jap parat në shumë diku rreth nën qind (900) Euro dhe të njëjtit ishin larguar në drejtim të pa njohur.
Pas një pune intensive të hetuesve rajonal, me datë 24. 05. 2025, kanë arrit të identifikojnë dhe arrestojnë katër të dyshuar. Është sekuestruar vetura e cila dyshohet së është përdorur gjatë kryerjes së veprës penale, një pushkë gjysmë automatike dhe të holla në shumë prej pesëqind e shtatëdhjetë (570) Euro si dhe dëshmi tjera.
Pas intervistimit nga hetuesit në prezencën e Avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit shtetit të dyshuarit janë ndaluar për 48 Orë