×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen 5 persona të dyshuar për përfshirje në trafikim me armë

    Reporteri
    13 Mars 2023 | 14:21

    Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), me datën 12.03.2023 Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, ka realizuar një operacion policor në rajonin e Mitrovicës Jugore dhe Prishtinës, ku ka rezultuar me arrestimin e 5 personave të dyshuar për trafikim me armë.

    “Të dyshuarit në mënyrë të organizuar si grup i rrezikshëm kriminal, dyshohet se kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni 277 lidhur me veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364 dhe veprën penale ”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës dhe PSRK-së.

    Gjatë këtij operacionit janë arrestuar 5 persona me inicialet S. S., S. S., E. Xh., Sh. D. dhe Sh. J., si dhe gjatë kontrollit dhe bastisjeve të kryera në prona/shtëpi banimi, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 20 armë (AK-47), 20 karikatorë AK 47, dy automjete, 6 telefona si dhe dokumente relevante për rastin.

    “Me vendim të prokurorit kompetent pesë (5) të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në komunikatë.

    “Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit mbeten të përkushtuara në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, parandalimit të veprimtarive të ndryshme kriminale dhe sjelljen para drejtësisë të personave të dyshuar”, thuhet tutje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!