Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar pesë persona të cilët ishin të kërkuar nga gjykatat për vepra të ndryshme penale.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
“Si rezultat i veprimeve operacionale në realizimin e urdhëresave të gjykatave njësitet policore në lokacione të ndryshme në Mitrovicë, kanë realizuar tetëmbëdhjete (18) urdhëresa. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, tre nga të dyshuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa dy të tjerë pasi që dënimi ka qenë i zëvendësuar kanë paguar gjobën dhe të njëjtit janë liruar, thuhet në komunikatën e policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.