Policia e Kosovës ka arrestuar 8 persona të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe të bixhozit të paligjshëm.
Sipas njoftimit të PK-së ata janë kapur në flagrancë duke luajtur.
“Policia e Kosovës, Stacioni Policor Istog, me datё 11.12.2020,rreth orёs 14:30 ka pranuar informatё se nё fshatin Gurrakoc-Istog, nё njё lokal disa persona janё duke luajtur bixhoz.
Njësitet relevante te Stacionit Policor Istog, menjёherё ju kanё pёrgjigjur vendit tё ngjarjes, gjatё kontrollit nё kёtё lokal janё hasur tetё (8) perosna tё cilёt ishin duke luajtur, gjithashtu gjatё kontrollit janё gjetur edhe njё shumё e tё hollave tё cilat dyshohet se janё pёrdorur për lojën e bixhozit.
Policia ka arrestuar tё gjitha personat dhe ndaj tyre janё zhvilluar procedurat konform ligjit, nё koordinim tё plotё me Prokurorin e shtetit rasti cilёsohet “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm”, ka njoftuar PK-ja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.