Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan.
Burime të Gazetës Online Reporteri.net bëjnë të ditur se të arrestuarit janë Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik edhe Malsor Mehmetaj, nga Gllogjani.
E arsyeja e cila ka dërguar deri në vrasje dyshohet të lidhet me një rast të vetëvrasjes së një vajze nga Gllogjani. Të dyshuarit e arrestuar janë babai dhe dy vëllezërit e vajzës që kishte kryer vetëvrasje në vitin 2020.
Sipas familjes së vajzës së vetëvrarë arsyeja e kësaj vetëvrasje është shoferi i autobusit.
Mbrëmjen e sotme, Prokuroria e Pejës ka njoftuar se do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme duke filluar nga ora 21:30.
Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një komunikatë nga Zyra e Informimit të Prokurorisë, ndonëse nuk është bërë e ditur arsyeja./Reporteri.net/