×
  • Lajme
  • Lajme / Prishtinë

    Arrestohen dhe dërgohen në mbajtje dy të dyshuar për fajde, personi i tretë ende në arrati

    Reporteri
    09 Nëntor 2024 | 20:16

    Më datë 9 tetor të këtij viti, policia ka pranuar informacion për një rast fajdeje në Prishtinë.

    Policia njofton se menjëherë kanë filluar trajtimi i informacioneve si janë ndërmarrë veprimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.

    Zyrtarët e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, kanë identifikuar tre persona të dyshuar lidhur me rastin, dy prej të cilëve janë arrestuar dhe intervistuar sot.

    Sipas policisë, personat e dyshuar janë:

    – A.F, mashkull 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe;

    -E.F, mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

    Ndërkaq, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Aktualisht hetuesit janë në kërkim të personit të tretë të dyshuar i cili ndodhet në arrati./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!