Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy burra janë arrestuar të enjten në Podujevë për veprën penale “shkretërim i pyjeve”, përcjell Reporteri.net.
Të dyshuarit janë vërejtur duke prerë pisha, teksa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar dy traktorë me rimorkio dhe dy motor sharra.
Policia bën të ditur se lidhur me rastin janë njoftuar edhe zyrtarët e pyjeve, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.