×
  • Lajme
  • Lajme / Gjakovë

    Arrestohen dy persona, dyshohet se bashkëpunuan për vjedhjen e dyerve dhe dritareve të ngrohtores së qytetit

    Reporteri
    09 Qershor 2024 | 9:23

    Një person në Gjakovë dyshohet se në ngrohtoren e qytetit kishte vjedhur dyer e dritare të cilat më pas i kishte dërguar në një hekurishte, e ku të dy më pas janë arrestuar nga Policia e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Rasti kishte ndodhur me 7 qershor, derisa janë arrestuar ditën e djeshme.

    Njoftimi i policisë:

    VJEDHJE E RËNDË & PRANIM I MALLRAVE TË VJEDHURA

    Rr. Adem Jashari, Gjakovë / 07.06.2024-16:00. Pas një pune të suksesshme operative-hetimore me datë 08.06.2024 janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e provave materiale (dyer dhe dritare të aluminit) të prera në një hekurishte pronë e të dyshuarit mashkull kosovar i cili është arrestuar. Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kryer vjedhjen në ngrohtoren e qytetit të Gjakovës dhe i njëjti i kishte dërguar në hekurishten e të dyshuarit të lartcekur. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!