×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy persona në Ferizaj, konfiskohen edhe armë zjarri

    Reporteri
    13 Gusht 2021 | 18:05

    Stacioni policor në Ferizaj sot rreth orës 12:37 ka pranuar një informacion se një person me inicialet B.B i moshës 46 vjeçar, pas një mosmarrëveshje që kishte me personin tjetër M.B, i moshës 52 vjeçar, këtë të fundit e kanos me armë zjarri .


    Në lidhje me këtë, njësitet reaguese të stacionit policor në Ferizaj të shoqëruara edhe nga njësia e reagimit të shpejtë ( NJRSH), kanë arritur shumë shpejtë në vendin e ngjarjes, në një fshat të Ferizajt dhe aty kanë hasur të dyshuarin me pistoletë në dorë duke e kërcënuar personin tjetër.

    “Policia nga afër, pas disa urdhrave që i japin të dyshuarit që të lëshojë armën, i dyshuari më në fund dorëzohet dhe lëshon armën në tokë. Në lidhje me këtë, arrestohen dy të dyshuarit e kësaj ngjarje, konfiskohet arma e zjarrit (pistoletë e mbushur me 9 fishek) dhe shoqërohen në stacionin policor në Ferizaj. Me vendim të Gjykatës Themelore të Ferizajt , përkatësisht gjyqtarit të procedurës paraprake, bastiset shtëpia e të dyshuarit B.B, ku janë gjetur dhe konfiskuar edhe një pushkë gjuetie me 10 fishek dhe një thikë”, thuhet në njoftim.

    Policia pasi interviston të dyshuarit e kësaj ngjarje, pas hetimeve në proces, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , që të dy të dyshuarit B.B dhe M.B, dërgohen në mbajtje për 48 orë,njëri për kanosje me armë zjarri, ndërsa tjetri për sulm.

    Ky rast mbetet për procedurë të mëtejme hetimore nga Sektori i Njësisë së Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!