×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Arrestohen dy persona në magjistralen Gjilan-Ferizaj, po bartnin emigrantë indianë drejt Shqipërisë

    Reporteri
    17 Dhjetor 2024 | 10:08

    Në magjistralen Gjilan-Ferizaj, policia dje ka ndaluar dy vetura me targa vendore. Gjatë kontrollit është vërejtur se në veturat e tyre kishin nga 4 pasagjerë/emigrantë nga India dhe Nepali, të cilët dyshohet se e kishin destinacionin në drejtim të Shqiprisë për të vazhduar tutje drejt vendeve të BE-së.

    Lidhur me rastin, është identifikuar edhe vendi ku dyshohet se kanë qëndruar migrantët, si dhe janë hasur edhe 6 persona/emigrantë të tjerë nga India të cilët nuk kishin asnjë dokument me vete.

    Njoftimi i plotë:

    KONTRABANDIM ME MIGRANTE

    Magjistralja Gjilan-Ferizaj/ 16.12.2024. Më datën e lartcekur dhe lokacionin e lartcekur janë ndalur dy vetura me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit është vërejtur se në veturat e tyre kishin nga 4 pasagjerë/migrantë nga India dhe Nepali, të cilët dyshohet se e kishin destinacionin në drejtim të Shqiprisë për të vazhduar tutje drejt vendeve të BE-së.

    Lidhur me rastin, është identifikuar edhe vendi ku dyshohet se kanë qëndruar migrantët, si dhe janë hasur edhe 6 persona/migrantë tjerë nga India të cilët nuk kishin asnjë dokument me vete. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse të PK-së, me ç’rast migrantët, dy vozitësit dhe një person tjetër i dyshuar janë dërguar në DRK –Lindje dhe të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit nga PTH-Ferizaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!