×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy persona në Mitrovicë: Njëri i ofroi policisë ryshfet 5 euro, tjetri 10 euro

    Reporteri
    03 Shkurt 2021 | 11:43

    Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë të Veriut, për shkak se u kishin ofruar ryshfet policëve, shkruan Reporteri.net.


    Policia njofton se rasti i parë ka ndodhur rreth orës 19:00, ku një boshnjak, shtetas i Serbisë, i cili i kishte ofruar policit ryshfet prej 5 euro.

    “Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari Boshnjak shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti zyrtarit policor i kishte ofruar mito prej 5 euro. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thekson njoftimi.

    Rasti i dytë kishte ndodhur vetë, 10 minuta më vonë, ku një person po ashtu i kombësisë boshnjake shtetas i Maqedonisë së Veriut i ka ofruar zyrtarit policorë mito prej 10 euro.

    “Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari Boshnjak shtetas i Maqedonisë së Veri, pasi që i njëjti zyrtarit policor i kishte ofruar mito prej 10 euro. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thekson njoftimi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!