×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy persona në Prizren, kontrabanduan migrantë nga Siria

    Reporteri
    10 Shkurt 2020 | 12:40

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren nën akuzat për kontrabandim me migrantë.


    Policia në raportin 24 orësh njofton se të dyshuarit janë arrestuar pasi kanë kontrabanduar pesë migrantë nga Siria, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.

    Dy të dyshuarit, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!