Dy persona janë arrestuar, pasi që dyshohet se të njëjtit kanë vjedhur 12 telefona në një lokal në Podujevë.
Rasti ka ndodhur më 17 janar në ora 04:10, bën të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit në një lokal kanë vjedhur 12 telefona në vlerë të 1950 euro. Tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një telefon Samsung që dyshohet se është vjedhur në lokalin mobil shop”, thuhet në raport.
Në konsultim me prokurorin dhe me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë edhe një kontroll –bastisje por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
Dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.