Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka kryer bastisje në zyrat e një subjekti ekonomik në Prishtinë në kuadër të hetimeve për veprën penale “Mashtrimi”.
Dyshimet lidhen se një qytetari i janë kërkuar mbi 100 mijë euro për shërimin e një familjari në një spital në Stamboll, ndonëse shpenzimet ishin mbuluar nga qeveria.
Dy të dyshuar, I.P. dhe A.B., janë ndaluar për 48 orë dhe një tjetër është në kërkim.
Komunikata e plotë:
Policia e Kosovës, Sektori për Hetime Financiare, sot më24/04.2025, në kuadër të hetimeve për veprën penale të mashtrimit, ka realizuar një bastisje në zyrat e një subjekti ekonomik në Prishtinë, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore.
Dyshimet lidhen me mashtrimin e një qytetari që i është kërkuar një shumë mbi 100,000 (njëqind mijë) euro për shërimin e një anëtari të familjes së tij në një spital në Stamboll, ndonëse shpenzimet ishin mbuluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Gjatë bastisjes, janë siguruar dokumente dhe pajisje si prova tjera.
Dy të dyshuar me iniciale; (I.P.) dhe (A.B.), janë ndaluar për 48 orë, ndërsa një i dyshuar tjetër është në kërkim.
Hetimet janë duke vazhduar nga autoritete për zbardhjen e plotë të rastit dhe për të siguruar drejtësi për të gjitha viktimat e mundshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.